Arkimed Lushaj – Stresi ka prezantuar së fundmi këngën e radhës të albumit të tij të ri.
Dhe këtë projekt ia ka dedikuar ish-partneres së tij, Keisit, me të cilën edhe u ribashkua.
Ai ka përshkruar gjithë historinë e tyre të dashurisë me uljet dhe ngritjet, ku edhe shfaqet në videoklip.
Teksti u shkrua nga vet reperi me ‘beat’, miksim dhe masterizim nga Gazu.
Nën drejtimin e Danny Films, kjo këngë speciale tashmë ndodhet në platformën YouTube.
Në një intervistë të dhënë pak ditë më parë, çifti rrëfeu se një shans i dytë dhe reflektimi personal i ka bërë të kuptojnë vlerën që kanë për njëri-tjetrin.
Ndërkaq në rrjet pati shumë komente pozitive për ribashkimin e dyshes së famshme.