Site icon PrishtinaPress

Stafi i Speciales kompletohet në vjeshtë: Askush nga Kosova nuk mund të punësohet aty (Video)

Stafi i Dhomave të Specializuara dhe Prokurorit Special planifikohet të kompletohet gjatë vjeshtës.
Momentalisht është shpallur konkurs për përzgjedhjen e kryetarit dhe për gjyqtarë në rotacion të Dhomave të Specializuara.
Po ashtu kërkohen përkthyes të gjuhës shqipe, të gjuhës serbe, zyrtarë të financave, ekspertë të IT-së, shoferë e pozita të tjera administrative.

Kandidatet duhet të vijnë nga një shtet anëtar i BE-së, apo nga një shteti i tretë kontribuues. Ata nuk mund të jenë nga Kosova.
Konkursi do të jetë i hapur deri më 9 shtator. Këtë e konfirmon për Tribuna Channel, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Exit mobile version