Site icon PrishtinaPress

Sot tentimi i 11-të: A do të zhbllokohet Kuvendi?

Sot deputetët e Kosovës do të mblidhen për herën e njëmbëdhjetë në tentim për ta konstituuar Kuvendin.

Dy ditë më parë u shënua dështimi i radhës dhe seanca e sotme vjen brenda 48 orëshit, i caktuar si afat nga një aktgjykim i Kushtetueses në vitin 2014.

Më 16 prill, të zgjedhurit e popullit ishin betuar në Kuvendin e Kosovës – një një procedurë që i kishte paraprirë bllokada.

Subjetet politike PDK-LDK-AAK, po kërkonin dorëheqjen e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga pozitat që mbanin në qeveri, përfshirë edhe Albin Kurtin.

Pasi ai ngërç u tejkalua dhe betimi u dha – Kuvendi i Kosovë ka hyrë në një tjetër bllokadë. Kjo pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit Albulena Haxhiu, nuk po merr më shumë se 57 vota në Kuvend, katër më pak të nevojshme për ta marrë pozitën e të parës në Kuvendin e Kosovës.

Në seancën e fundit emri i saj nuk u propozua edhe se VV me gjasë ende s’ka hequr dorë nga ajo.

Tentativa është përsëritur 10 herë ndërsa Haxhiu ka dështuar 6 herë të marrë vota.

 

 

Por, nuk ka asnjë informacion që gjendha ka ndryshuar. LVV nuk heq dorë nga Haxhiu, e opozita nuk pranon ta votojë një figurë të cilën e konsideron si “përçarëse”.

Në këtë situatë kishte një takim në mes të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Partië Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi – takimi nuk dha rezultat.

LVV po përpiqet që votimi të bëhet fshehtë, por kjo po hidhet poshtë nga subjektet që ishin opozitë në legjislaturën e fundit.

Teksa, Kuvendi ka hyrë në “një rrugë pa dalje”, në opinion po diskutohen pagat e tyre për pak minuta në punë.

Mos-konsolidimi institcional po vazhdon gati 3 muaj pas zgjedhjeve parlamentare.

Exit mobile version