Site icon PrishtinaPress

Sot fillon xhiro e 30-të në Albi Mall Superligën e Kosovës

Sot (e shtunë) fillojnë ndeshjet e vlefshme për javën e 30-të në Albi Mall Superligën e Kosovës. 

Xhiro e 30-të fillon me një ndeshje sot, dy tjera zhvillohen nesër (e diel), ndërsa dy të tjera të hënën.

Ndeshja e vetme gjatë ditës së sotme është ajo në mes të Malishevës dhe Llapit, e cila do të zhvillohet në ‘Liman Gegaj’.

Ky takim është paraparë të fillojë nga ora 15:00 dhe është shumë i vlefshëm për të dyja skuadrat.

Vendasit duan fitore për ta konfirmuar veten në top treshe të tabelës, ndërsa mysafirët duan rezultat pozitiv për t’i ikur pozitave të rrezikshme.

Exit mobile version