Site icon PrishtinaPress

Sot diskutohet për çështjen e sigurisë në Prizren

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, do të takohet sot me anëtarët e Forumeve lokale të Sigurisë të regjionit të Prizrenit.
Në këto takime do të diskutohet për trafikimin me qenie njerëzore, përdorimi i drogave dhe për parandalimin e Radikalizmit dhe Ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm.
Gjatë këtyre diskutimeve pritet të marrin pjesë përfaqësuesit e forumeve të sigurisë nga komunat e këtij regjioni: komuna e Suharekës, komuna e Dragashit, dhe komuna e Minushës.
Ky takim do të zhvillohet në kuadër të takimeve që do të mbajë ministri Hyseni në të gjitha rajonet e Kosovës.

Exit mobile version