Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, ka paralajmëruar takim trepalësh në Bruksel.
Këtë paralajmërim, Sorensen e dha pas takimit që e pati me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq.
“Vazhduan sot takimet dypalëshe me kryenegociatorin serb Petar Petkoviq në kuadër të përgatitjeve për një takim trepalësh. Diskutuam për një sërë çështjesh që ndikojnë në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, shkroi Sorensen, transmeton Klankosova.tv.
Çështjet drejt normalizimit me Serbinë, Sorensen tha se i diskutoi dje edhe me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin.