Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë të premten në ekspozitën “Urat”, e cila u organizua nga Bashkësia Islame e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite.
Në një video përmbledhëse të pjesëmarrjes së Kurtit në këtë ekspozitë, të publikuar nga “Ekonomia Online”, kryetari i VV-së, njëkohësisht kryeministër në detyrë, u pa duke shijuar ushqim e pije dhe duke dëgjuar Kuran.
Ai mbajti edhe një fjalim rasti, të cilin mund ta dëgjoni në videon e mëposhtme.
Sidoqoftë, një moment paksa i sikletshëm për të ishte kur figurat kryesore prenë një shirit të kuq, por Kurtit për ca sekonda i ngecën gërshërët. Si duket nuk ishin mjaftueshëm të mprehta.