Në “Rubikon me Adriatik Kelmendin”, analisti Vehbi Kajtazi tha se Kurti i mbron ministrat e tij kur foli për skandalin në Ministrinë e Bujqësisë.
“Përtej këtij rasti, zoti Kurti deri tash ka dhënë prova të qarta se ai është kupola dhe mbrojtja e një strukture kriminale qe funksionon në kuadër të institucionit të qeverisë së Republikës së Kosovës. Dhe është fantastike mënyra se si i ka mbrojtë ai zyrtarët e vet të korruptuar më një gjuhë, lavdëruese dhe fyese për të tjerët”, tha Kajtazi.
Kajtazi përmendi edhe rastin se si Kurti kishte mbrotjur Martin Berishën, duke shtuar se të gjitha rastet kanë “‘aminin’ e z. Kurtit”.