Site icon PrishtinaPress

Sipas Sejdiut, çka do të ndodhë nëse obduksioni vlerëson se Astriti ka bërë vetëvrasje

Ne misionin Poltikë në Tribuna Channel, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu është pyetur se çka do të ndodhë nëse obduksioni thotë se Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje. Përgjigja e tij ishte se përgjegjësia është tek shteti.

“Përgjegjësinë e ka komplet shteti, sepse ai është burgosur për bindjet e tij politikë. Dhe hyri në qeli dhe doli në arkivol”, u përgjigj Sejdiu në Politikë.

Sipas tij, forenzika nuk është vetëm trupi por edhe dhoma e kontaminuar. Sejdiu shtoi se të gjitha këto i bën një hetues i mirë dhe jo një komandant policie apo gardian.
Exit mobile version