18.7 C
Pristina
spot_img

Si ndikon ora e ditës në gjendjen tonë emocionale? Ja çfarë thotë shkenca! 

Një studim ka zbuluar se gjendja jonë emocionale nuk mbetet e njëjtë gjatë ditës, dhe madje ndryshon edhe sipas ditëve të javës e stinëve

A e ke vërejtur ndonjëherë se në mëngjes je më optimist, ndërsa në mbrëmje më i lodhur dhe pa shumë motivim?

Nuk është vetëm ndjesi – është e lidhur ngushtë me ritmet tona biologjike dhe ndikimin e kohës në shëndetin mendor.

Një studim i madh nga University College London, i botuar në BMJ Mental Health, tregon se ndjesitë tona – si lumturia, ankthi apo vetmia – ndryshojnë brenda një dite, nga mëngjesi në mbrëmje, por edhe gjatë javës dhe stinëve!

Studiuesit analizuan përgjigjet e mbi 49 mijë të rriturve për një periudhë dyvjeçare (2020–2022). Pyetjet përfshinin ndjesinë e lumturisë, kënaqësinë me jetën dhe ndjenjën e qëllimit.

Çfarë zbuluan?

▪ Jemi më të lumtur të hënave dhe të premteve, sesa të dielave.

▪ Shëndeti mendor përmirësohet ndjeshëm gjatë verës.

▪ Mëngjesi është periudha kur ndihemi më mirë emocionalisht, për shkak të nivelit të lartë të kortizolit, hormonit që ndihmon në motivim dhe energji.

Ndërsa në mbrëmje, lodhja dhe ngarkesa e ditës mund të ndikojnë në humorin tonë – prandaj mos u çudit nëse ndihesh më i/e rraskapitur emocionalisht në fund të ditës.

Kujdesi për mirëqenien duhet të jetë i vazhdueshëm – dhe të dish kur ke më shumë ose më pak energji mendore mund të ndihmojë në menaxhimin e ditës me më shumë kujdes dhe dashamirësi ndaj vetes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img