29.8 C
Pristina
spot_img

Shukri Buja, kandidat i PDK-së për Lipjan

Kryetari i degës së PDK-së në Lipjan, Hyzer Rizani, ka bërë të ditur se në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie, me propozimin e tij dhe votim unanim nga kryesia, Shukri Buja është dominuar si kandidat për kryetar të Lipjanit.

Rizani ka falënderuar strukturat lokale të PDK-së për bashkëpunimin, angazhimin dhe besimin, teksa tha se vlerëson lart mbështetjen e lidershipit qendror të partisë.

“Gjithashtu, me propozimin tim, z. Shukri Buja do të ushtrojë edhe detyrën e udhëheqësit të Degës së PDK-së në Lipjan”.

“Unë, së bashku me Kryesinë, aktivistët dhe çdo anëtar të përkushtuar të partisë sonë, do të jem krah për krah në mbështetje të kryetarit të ardhshëm të Lipjanit, z. Buja”, shkroi Rizani, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai ftoi të gjithë qytetarët, pa dallim bindjesh që t’i bashkohet në këtë rrugëtim dhe “të bëhen pjesë e fitores sonë të përbashkët”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img