Site icon PrishtinaPress

Shtrenjtohet buka, në Gjilan çmimi shkon në 60 centë

Kriza ekonomike që ka goditur pothuajse mbarë botën, ka bërë që të ketë rritje të çmimeve në  shumë produkte.

E rritjes së këtyre çmimeve nuk i ka shpëtuar as buka. Nga 50 cent sa ishte në qytetin e Gjilanit tash e tutje buka do të kushtojë 60 cent.

Kështu është e ditur në rrjetet sociale.

Në muajt e fundit, çmimi i bukës është rritur disa herë. Që nga viti i kaluar deri më tani, çmimi i bukës është rritur për 20 cent.

Exit mobile version