18.5 C
Pristina
spot_img

Shtrenjtimi i rrymës, Sejdiu: Çmimi 250 euro për megavat orë, do t’i vrasë prodhuesit dhe bizneset

Analisti dhe ish-nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu ka komentuar çmimin e lartë të energjisë elektrike për prodhuesit dhe bizneset në Kosovë.

Ai ka thënë se çmimi prej 250 eurosh për megavat/orë, do të jetë çmim që do t’i vrasë prodhuesit dhe bizneset.

“Prodhuesit dhe bizneset në Kosovë janë lënë në “tregun e hapur” të energjisë. Po në këtë “treg” s’ka konkurrencë – ka veç një ofertues, që e shet rrymën me mbi 2560 €/MWh”, ka thënë Sejdiu.

Ai ka bërë edhe një krahasim.

“Aurora Energy Research thotë që “për shkak të luhatjeve afatshkurtra dhe rritjes së çmimeve të lëndëve të para, çmimet pritet të qëndrojnë afër 100 €/MWh deri në vitin 2030. Mirëpo, në afatgjatë, çmimet bazë priten të jenë mes 70 – 80 €/MWh”, ka thënë Sejdiu.

“Në tregjet përreth, çmimi është rreth 100 € për MWh. Në Kosovë, mbi 250 €/MWh, pa zgjedhje, pa mbrojtje. Kjo s’është liberalizim, kjo është me ta lënë prodhuesin në mëshirë të fatit e tekeve të Çalik – Limak”, ka shtuar ai.

“Në një ekonomi si e jona, ku industria është burim i punësimit, kjo rritje e rrymës është e papërballueshme”, ka theksuar Sejdiu.

Sipas tij, çmimi prej mbi 250 €/MWh, i rrit kostot e prodhimit, e vret shansin për eksport dhe detyron krejt industrinë prodhuese me mendu mbyllje ose largim.

“Kosova nuk ka luks me i pa këto pak fabrika tu u mbyllë njëra pas tjetrës.  Mbi 250 €/MWh/orë është çmim që do të na fundos përditë. Nëse nuk veprohet tash, nesër do jetë vonë”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img