17.3 C
Pristina
spot_img

Shteti pa pagesa: Policët e Kosovës punojnë dyfish, por nuk marrin asgjë shtesë 

Për të dytin muaj me radhë, policët e Kosovës nuk kanë marrë kompensimet për punën shtesë, pavarësisht angazhimit të tyre në detyra sekondare që shkojnë përtej orarit të zakonshëm të punës. Kjo situatë ka ndezur shqetësime serioze rreth trajtimit institucional të njërit prej sektorëve më të ndjeshëm në vend.

Policët e Kosovës, përpos punës së tyre primare që shpesh përfshin turne të gjata dhe rrezikshmëri të lartë, shumë nga ta kryejnë edhe punë sekondare në institucionet shtetërore, siç janë Banka Qendrore e Kosovës, prokuroritë, ministritë dhe agjenci të tjera kyçe. 

Këto angazhime shtesë janë produkt i marrëveshjeve institucionale, ku Policia e Kosovës ofron siguri fizike për objektet dhe personelin, shpesh duke shtrirë orarin e punës në më shumë se 16 orë në ditë, meqë policët posa kryejnë orarin e tyre të rregullt, vazhdojnë me punën sekondare.

Megjithatë, përkundër këtyre përpjekjeve dhe përkushtimit, as pagesat për punët sekondare e as ato për orët shtesë të punës së rregullt nuk janë bërë as këtë muaj, një përsëritje e situatës së muajit të kaluar, për të cilën Sinjali ka raportuar në mënyrë të vazhdueshme.

Kjo mungesë e pagesës është më shumë se një çështje administrative. Ajo përfaqëson një krizë besimi mes zyrtarëve të rendit dhe institucioneve që kanë për detyrë t’i mbështesin. Ky trajtim jo vetëm që demotivon zyrarët aktualë, por dekurajon çdo të ri që synon t’i bashkohet këtij shërbimi.

Në një kohë kur Kosova përballet me sfida serioze në fushën e sigurisë dhe kur besimi publik në institucionet është i brishtë, mosrespektimi i të drejtave elementare të punonjësve të rendit përbën jo vetëm dështim financiar, por edhe moral.

Deri më tani, nga institucionet përgjegjëse nuk ka pasur një deklaratë zyrtare që sqaron shkaqet e këtyre vonesave apo një afat se kur policët do të marrin pagesat që u takojnë me ligj. Në mungesë të përgjegjësisë, ajo që mbetet është vetëm heshtja institucionale dhe pakënaqësia në rritje

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img