6.2 C
Pristina
spot_img

Shqipëria e mbyll finalen e Eurovisionit 2025, Suedia dhe Austria mes favoritëve

Finalja e madhe e Eurovision Song Contest 2025 do të zhvillohet të shtunën në qytetin Basel të Zvicrës, me një natë që premton spektakël dhe emocione, shkruan Gazeta Sinjali.

Organizatorët kanë publikuar renditjen zyrtare të performancave, ku Norvegjia do të jetë e para që do të ngjitet në skenë me Kyle Alessandro dhe këngën “Lighter”.

Shqipëria do të mbyllë natën finale me grupin Shkodra Elektronike dhe këngën “Zjerm”, në një paraqitje që pritet të jetë ndër më të spikaturat e mbrëmjes.

Suedia, një nga favoritët kryesorë sipas basteve, do të performojë në pozicionin e 23-të me Marcus & Martinus dhe këngën “Unforgettable”. Austria, e cila renditet menjëherë pas Suedisë në bastet ndërkombëtare, do të ngjitet në skenë në pozicionin e nëntë me Kaleen dhe këngën “We Will Rave”.

Finalja e këtij viti vjen pas një sezoni të mbushur me energji dhe diversitet muzikor, ndërsa publiku pret me padurim të shohë se cili vend do të marrë trofeun më të madh të muzikës evropiane.

Renditja e plotë e performancave është si më poshtë:
1. Norway | Kyle Alessandro – Lighter
2. Luxembourg | Laura Thorn – La Poupée Monte Le Son
3. Estonia | Tommy Cash – Espresso Macchiato
4. Israel | Yuval Raphael – New Day Will Rise
5. Lithuania | Katarsis – Tavo Akys
6. Spain | Melody – ESA DIVA
7. Ukraine | Ziferblat – Bird of Pray
8. United Kingdom | Remember Monday – What The Hell Just Happened?
9. Austria | JJ – Wasted Love
10. Iceland | VÆB – RÓA
11. Latvia | Tautumeitas – Bur Man Laimi
12. Netherlands | Claude – C’est La Vie
13. Finland | Erika Vikman – ICH KOMME
14. Italy | Lucio Corsi | Volevo Essere Un Duro
15. Poland | Justyna Steczkowska – GAJA
16. Germany | Abor & Tynna – Baller
17. Greece | Klavdia – Asteromáta
18. Armenia | PARG – SURVIVOR
19. Switzerland | Zoë Më – Voyage
20. Malta | Miriana Conte – SERVING
21. Portugal | NAPA – Deslocado
22. Denmark | Sissal – Hallucination
23. Sweden | KAJ – Bara Bada Bastu
24. France | Louane – maman
25. San Marino | Gabry Ponte – Tutta L’Italia
26. Albania | Shkodra Elektronike – Zjerm

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img