Shpëtimi nga coronavirusi vjen nga Tajlanda, shërohet e moshuara nga Wuhani – në pyetje është një përzierje e barnave

Advertisement

Një grup mjekësh nga Tajlanda kanë bërë të ditur se përdorimi i një kombinimi të barnave për grip dhe virusin HIV, kanë bërë që gjendja shëndetësore e pacientëve të sëmurë me coronavirus të përmirësohet dukshëm, shkruan Reuters.

Advertisement

Mjekët nga spitali Radzaviti në Bangkok kanë njoftuar se tretmani i ri ka bërë që gjendja shëndetësore e pacientëve të përmirësohet, dhe atë vetëm 48 orë pasi kanë marrë dozën e parë, transmeton Telegrafi.

Në mesin e pacientëve sipas mjekëve nga Tajlanda është edhe një 70-vjeçare nga qyteti kinez Wuhan, e cila vuante nga coronavirusi prej më shumë se 10 ditësh.

Kujtojmë që dhjetëra mijëra persona në mbarë botën janë infektuar me coronavirus, që kur kjo epidemi shpërtheu në qytetin Wuhan i cili ka 11 milionë banorë dhe që është barrikaduar plotësisht nga autoritetet kineze. /Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës