Site icon PrishtinaPress

Shpat Kasapi surprizohet nga gruaja, a kanë plane për fëmijën e dytë?

I ftuar në “Muzikë kur dëgjoj” në “E diell” këtë javë ishte këngëtari i mirënjohur Shpat Kasapi. Mes të tjerash, ai u surprizua nga bashkëshortja, Selvija.

Nën tingujt e muzikës së Erik Lloshit, Selvija u shfaq me një vello në kokë.

Ndërkohë ata kanë zbuluar disa detaje nga jeta e tyre personale, përfshirë dasmën dhe planet për një fëmijë tjetër.

Shpat Kasapi: Dasma iku. Ne kemi bërë dasmë por ju nuk e dini. Ka qenë pandemi.

Selvije Kasapi: Shpati sinqerisht na prishi shumë punë, por jam edhe unë pak introverte. Do ta lija dasmën përgjysmë. Përpara se të bëhesha një person publik kam qenë një njeri krejt ndryshe. Kur më tha nëse do të bëjmë dasmë do të jenë të ftuar mbi 500 veta, i thashë jo nuk dua.

Ervin Kurti: Kur do ta bëni një fëmijë të dytë? Po punoni për këtë gjë?

Selvije Kasapi: Po punojmë shumë (qesh). Unë kam kaluar një shtatzëni shumë të vështirë.

Shpat Kasapi: Lum ne për njëri-tjetrin.

Exit mobile version