Site icon PrishtinaPress

Shpallet aktgjykimi ndaj 13 personave për organizimin e skemave piramidale

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarve M.M, F.M, G.N, V.H, A.R, O.E, F.B, RR.B, Q.M, M.K, S.B, A.Q dhe A.H.

I akuzuari M.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tri vite për veprën penale në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.

I akuzuari F.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tri vite për veprën penale në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.

I akuzuari G.N është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muaj, për veprën penale në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Të akuzuarit V.H, A.R, F.B, RR.B, S.B, A.Q, A.H, janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muaj, secili veç e veç, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykimet të bëhen të formës së prerë.

Në bazë të nenit 44 paragrafi 1 të KPRK-së, me pëlqimin e të pandehurve dënimi me burg prej gjashtë muaj, do t’ju zëvendësohet në dënim me gjobë në shumë prej 5,000 euro, të cilin dënim do ta paguajnë në afat prej 15 ditësh, por jo më gjatë se tre muaj, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Obligohen secili i pandehur veç e veç, që ti paguajnë të gjitha shpenzimet e procedurës, në emër të paushallit gjyqësorë shumën prej 100 euro, ndërsa shumën prej 100 euro për Fondin për Kompensimin të Viktimave të Krimit, të gjitha ti paguajnë në afat prej 15 ditësh, por jo më gjatë se tre muaj, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Të gjitha aparatet që janë përdor në kundërshtime me dispozitat ligjore në fuqi, konfiskohen./Klankosova.tv

Exit mobile version