Site icon PrishtinaPress

Shkrimtari kosovar, Ag Apolloni nderohet me “Special Mention” në Gjermani

Shkrimtari i njohur nga Kosova, Ag Apolloni është nderuar me një çmim special në Gjermani. Kjo është  bërë e ditur nga ambasadori i Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti.

“Çfarë lajmi fatastik nga Panairi i Librit  në Leipzig 

Ag Apolloni me romanin “Kësulëkuqja – përrallë për të rritur”, është nderuar me “Special Mention”, në një ceremoni solemne të ndarjes së çmimeve për letërsi nga Bashkimi Evropian, në Panairin e Librit në Leipzig.

Në mesin e 13 veprave të nominuara të autorëve të 13 shteteve evropiane, me “Special Mention” janë nderuar: Kosova, Qiproja, Estonia, Finlanda dhe Franca.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ka shkruar ai. /PrishtinaPress/

Exit mobile version