Komuna e Prihtinës ka njoftuar se për herë të parë në Kosovë ka filluar aplikimin e shenjëzimit të njohur si “Kutia e Verdhe” (Yellow Box Junction).
Kushdo që nuk e respekton këtë mund të gjobitet deri në 80 euro.
“Të gjithë shoferët janë të obliguar që: Të mos hyjnë në këtë zonë nëse nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për të përfunduar kalimin e udhëkryqit! Të shmangin çdo ndalim brenda kësaj zone, me qëllim të mos bllokohet trafiku! Shkelësit e këtij rregulli do të ndëshkohen me gjoba deri në 80 euro”, ka thënë drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, në një video që e ka publikuar në Facebook, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.