Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se ka marrë vendim për shkëputjen e marrëdhënies së punës për tre ekzaminerë të angazhuar në departamentin për patentë shofer.
Durmishi ka thënë se ky vendim ka ardhur pas informatave për keqpërdorime të mëdha në procesin e punës.
Gjithashtu ai ka paralajmëruar se në vijim do të prezantojë të gjeturat e këtyre keqpërdorimeve që lidhen me patentë shofer.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Sot kam nxjerrë vendim për shkëputje të marëdhënies së punës për tre ekzaminer të angazhuar në departamentin për Patentë shofer.
Këtë veprim e kam bërë pas informatave për dyshime të bazuara në keqpërdorime të mëdha në procesin e punës.
Ditëve në vazhdim do të prezentojmë të gjitha të gjeturat që lidhen me keqpërdorime shumë të mëdha në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës.
Shkarkohen nga puna tre ekzaminerë, dyshohet për keqpërdorime
