11.7 C
Pristina
spot_img

Shkarkimi i Kryeshefit të KOSTT-it, Azemi i LDK-së: Ndërrime kozmetike, duhet edhe përgjegjësi – Zeqiri e lulëzoi mafinë energjetike

Shkarkimin e Kryeshefit të KOSTT-it, Evetar Zeqirin dhe zëvendësin e tij e ka quajtur veçse “ndërrim kozmetik”, zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi.

Në kohën e Zeqirin, tha Azemi, “ka lulëzuar mafia energjetike” dhe se në vend të një thjesht shkarimi, duhet përgjegjësi.

Postimi i plotë:

Mafia energjetike po vazhdon lojën!

Sot, Bordi i Drejtorëve të KOSTT paska shkarkuar Kryeshefin Ekzekutiv, Evetar Zeqiri dhe paska emëruar ushtrues detyre një figurë tjetër nga strukturat e vjetra.

Një vendim që vjen pa transparencë, pa sqarime për publikun dhe mbi të gjitha, në vazhdën e një keqmenaxhimi sistematik që po e dëmton sektorin energjetik të Kosovës.

Në vend të shkarkimit duhet përgjegjësi për shkatërrimin e sistemit dhe për mundësinë që Evetar Zeqiri i ka dhënë lulëzimit të madh të mafisë energjetike.

Kjo nuk është reformë – është rrotacion brenda të njëjtit rreth të mbyllur, ku përgjegjësia mungon, ndërsa ndikimi politik dhe interesat e mafisë energjetike vazhdojnë të dominojnë.

Sektori i energjisë ka nevojë për reformë të thellë, jo për zëvendësime kozmetike.

E ardhmja e qytetarëve nuk mund të mbahet peng nga vendime të marra në errësirë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img