Site icon PrishtinaPress

ShBA zbulon ‘të zezat’ e Iranit: Soleimani rekrutoi dhe trajnoi si ushtarë, fëmijë 12 vjeçare

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Departamenti i Shtetit Amerikan ka publikuar fakte sesi regjimi iranian rekrutoi, trajnoi dhe vendosi ushtarë fëmijë qysh në moshën 12 vjeçare, për të luftuar në konflikte në të gjithë Lindjen e Mesme.

Sipas DASH, kjo sjellje e papranueshme është prova se regjimi duhet të ndryshojë.

Postim i plotë:

Nën udhëheqjen e Qassem Soleimani, regjimi iranian rekrutoi, trajnoi dhe vendosi ushtarë fëmijë, qysh në moshën 12 vjeçare, për të luftuar në konflikte në të gjithë Lindjen e Mesme. Kjo është lloji i sjelljes së papranueshme, që regjimi iranian duhet të ndryshojë. Deri atëherë, presioni maksimal vetëm do të intensifikohet.

Exit mobile version