9.5 C
Pristina
spot_img

Shala pas takimit me Odën Ekonomike Amerikane: Do t’i kushtojë rëndësi tregut të naftës

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka organizuar tryezë për të diskutuar mbi komunitetin e biznesit ku ata patën mundësi të flasin me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Endrit Shala.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka thënë se kjo ministri është e një rëndësie tejet të veçantë për të gjitha bizneset në vend, marrë parasysh numrin e madh të fushave të cilat i mbulon, nisur nga konkurrenca, mbrojtja e konsumatorit, e deri tek pronësia industriale, njofton Klan Kosova.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, vuri theksin se do t’i kushtohet një rëndësi më e veçantë rregullimit të tregut të naftës.

Ai sqaroi në pika të shkurta disa nga prioritetet e ministrisë që ndërlidhen drejtpërdrejtë me sektorin privat në vend, duke potencuar se Odën Amerikane e sheh si partner shumë konstruktiv.

Bizneset e pranishme diskutuan me ministrin çështje të ndryshme që ndërlidhen me sektorin privat në vend, duke përfshirë Ligjin për Shoqëritë Tregtare, Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit, Ligjin për Tregtinë e Brendshme, si dhe sfidat në zbatimin e ligjeve që hyjnë në fushën e të drejtës industriale në vend.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img