Site icon PrishtinaPress

Shadmy: Shteti në Izrael ka ndaluar së funksionuari

Zëdhënësi i Rrjetit Evropian për Lidership në Tel Aviv, Daniel Shadmy, ka thënë se shteti në Izrael ka ndaluar së funksionuari.

Ai u shpreh se shkollat atje janë mbyllur, sikurse edhe shumica e dyqaneve dhe restoranteve, përveç disa marketeve dhe barnatoreve, transmeton klankosova.tv.

”Izraeli ka lëshuar deklaratën më dramatike të luftës që kur ekziston, apo të paktën që nga viti 1953”.

”Përgjigjia pritet të jetë po aq e madhe sa edhe sulmi”.

”Shkollat janë mbyllur deri në njoftimin e radhës. Pra, të gjithë fëmijët janë në shtëpi në tërë shtetin”.

”Shumica e burrave dhe grave janë ftuar si rezervë për të shërbyer, dhe nëse jo ata janë duke punuar në shtëpitë e tyre siç thash në një nga pikat kryesore të Tel Avivit, që është distrikti kryesor biznesor në tërë Izraelin”.

”Shumica e dyqaneve dhe restoranteve janë mbyllur, vetëm disa markete dhe barnatoreve janë duke punuar. Pra, shteti është ndaluar”.

Exit mobile version