Site icon PrishtinaPress

Serbët presin dorëheqjen e ministres Jevtiq

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, ka deklaruar sot se ende nuk kanë konfirmim zyrtar se ministrja e Pushtetit Lokal, Mirjana Jevtiq, ka dhënë dorëheqje nga ky funksion por, siç ka thënë ai, “shpreson se kjo do të ndodhë”.
“Po presim çdo moment që të na informojnë se kjo është kryer dhe se do të vazhdojmë të punojë atë për çka na ka votuar populli dhe se do të luftojmë për interesat e serbëve dhe jo për diçka tjetër”, ka thënë Stojanoviq, shkruan agjencia Tanjug.
I pyetur nga gazetarët se nëse do të ketë ndryshime në Listën Serbe, Stojanoviq ka thënë se sigurisht që të gjithë nuk mund të mbesin siç kanë qenë dhe se kjo çka ka ndodhë kërkon që të mendohet mirë kush është dhe çka bën.

Exit mobile version