Site icon PrishtinaPress

Sejdiu: Nuk nevojitet përfshirja e EULEX në rastin e Astritit, duhet hetim i pavarur

Nenkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel, ka thënë se Astrit Dehari kërkon një hetim të pavarur.  Ai shtoi se mos përfshirja e EULEX-it në rastin e Astriti, nuk iu nevojitet por sipas tij, duhet një hetim i pavarur.

“Drejtësinë në vend nuk na sjellin institucionet që vijnë nga jashtë. Të tillë nuk i duhen drejtësisë së Kosovës. Neve na duhet një hetim i pavarur. Besushmëria në institucionet tona për këtë vdekje është e papranueshme”, tha Sejdiu në Politikë.

Sejdiu edhe njëherë përmendi faktin që sipas tij, Astrit Dehari është burgosur nga Qeveria dhe është kthyer i vdekur nga Qeveria.

“Vdekja e Astrit Deharit është vdekje kryekëput i shkaktuar nga shteti”, tha Sejdiu.

Ai shtoi se një prej sfidave kryesore është kontaminimi i provave.

“ Në një qeli shumë të vogël nuk janë në gjendje të administrojnë provat në qeli dhe ajo ishte e përgjakur. Duhet 10 ditë për të bërë një forenzikë të një dhome të vogël”, shtoi Sejdiu në Poltikë.

Exit mobile version