Site icon PrishtinaPress

S’e ka ndërmend të dorëzohet Interi, e kërkon me çdo kusht këtë lojtar

Interi nuk e ka ndërmend të dorëzohet në garën për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Lazios, Antonio Candreva.
‘La Gazzetta dello Sport’ në numrin e saj të fundit, gjithë ballinën i ka kushtuar skuadrës së Interit, dhe dëshirës së tyre për të transferuar 30 vjeçarin, për të cilin interesim po shpreh edhe Milani.
Arsyeja e mos konkretizimit të këtij transferimi, është mos dakordimi te shuma e transferimit, ku Lazio kërkon së paku 30 milionë euro, dhe Interi ende nuk ka shprehur gatishmëri të paguajë këtë shumë, edhe pse dëshira për transferimin e lojtarit është e madhe./Indeksonline/

Exit mobile version