Aktivistja e PSD-së, Teutë Rrusta, ka kritikuar partitë opozitare që refuzimin e VV-së për koalicion po e reduktojnë vetëm në fyerjet që Albin Kurti ua ka bërë gjatë fushatës zgjedhje.
Ajo ka bërë me dije se partisë në pushtet duhet t`i përmendet fakti se ajo është parti autoritare.
Sipas saj, kjo duhet të jetë arsyeja kryesore pse opozita nuk duhet të bëj koalicion me VV-në.
“Pse nuk po përmendet më si argument për mosshkuarje në koalicion me vv fakti kryesor, që ajo është forcë autoritare? Apo tani që nuk i ka numrat i ka ndërru edhe natyra? Epo jo. Gabim. Autoritar je edhe me 1% ose edhe me 0. Ofendimet janë pasojë pikërisht e asaj ideologjie autoritare. Diktati nuk njeh tjetrin, e kundërta e koalicioneve që e ka kusht barabartësinë dhe njohjen. Përgjigjet e të lënduara nga sedra janë të dobëta dhe kanë parasysh veç interesin vetanak. Zhvendosja vetëm te argumenti i ofendimeve, po ia lë nën hije cilësinë e saj kryesore dhe rrezikun që bart”, ka shkruar Rrusta.