21.7 C
Pristina
spot_img

Rruga “Agim Ramadani” mbyllet gjatë fundjavës, shkak punimet

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për shkak të punimeve rruga “Agim Ramadani”, gjatë fundjavës do të jetë e mbyllur për qarkullim e si rrjedhojë, linjat e transportit publik që kalojnë në këtë rrugë do të devijohen përkohësisht dhe do të qarkullojnë në rrugët alternative.

“Drejtoria e Shërbimeve Publike ju njofton se, për shkak të punimeve në rrugën “Agim Ramadani”, sipas njoftimit nga Drejtoria e Investimeve Kapitale, për të gjithë Operatorët Privat dhe Publik të Transportit Publik Urban, nga data 03.05.2025 deri më 04.05.2025, kjo rrugë do të jetë e mbyllur për qarkullim”, thuhet në njoftim.

Komuna ka njoftuar se në cilat rrugë mund të qarkullojnë linjat e transportit publik: Rruga UÇK, rruga Migjeni, Luan Haradinaj, Ukshin Hoti, rruga Robert Doll, Eqrem Çabej, Dëshmorët e Kombit e rruga Bajram Kelmendi.

Gjithashtu,kanë njoftuar se mjetet motorike me peshë mbi 12.5 ton do të ndalohen të qarkullojnë në këtë segment rrugor nga data 3 maj  deri më 7 maj.

https://www.facebook.com/share/1ALRmyCU6y/?mibextid=wwXIfr

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img