Site icon PrishtinaPress

Ramosaj ngushëllon komunitetin deçanas për vdekjen tragjike të të riut nga fshati Isniq i Deçanit

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar për vdekjen tragjike të të riut nga fshati Isniq i Deçanit.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Ramosaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e të riut.

“Me dhimbje e pikëllim të thellë pranuam lajmin për vdekjen në mënyrë tragjike të të riut nga fshati Isniq, Elvis Osdautaj. Në emrin tim personal dhe të komunës së Deçanit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Osdautaj, shokët dhe gjithë ata që e njohën!”, ka shkruar Ramosaj./Prishtinapress/

Exit mobile version