21.7 C
Pristina
spot_img

Ramadani i shpalon absurdin Kurtit: Pse pra s’pi arreston sulmuesit brenda-institucional ndaj Republikës?

Kurti e quajti “sulm brendainstitucional ndaj Republikës” refuzimin e partive politike për të votuar raportn e Komisionit Verifikues ku Kryetari i Vetëvendosjes, supozoi të betohej si deputet në Kuvend të Kosovës por duke mbajtur edhe postin e kryeministrit në funksion – pavarësisht se shprehimisht Kushtetuta e Kosovës e ndalon bartjen e dy funskioneve të tilla njëkohësisht.

Ish-Kryeinspektori i Agjencionit Kosovar për Inteligjencë, Burim Ramadani, e ka shpaluar absurdin e Albin Kurtit – duke e pyetur qysh s’e thërret Këshillin e Sigurimit dhe pse s’i arreston sulmuesit brendainstitucional ndaj Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Ndaj një sulmi brenda-institucional kundër Republikës së Kosovës, reagimi do të duhej të jetë:

1. Mbledhja urgjente e Këshillit të Sigurisë;

2. Arrestimi i sulmuesve, pavarësisht kush janë ata e ato.

Pra, reagimi shtetëror ndaj “sulmit brenda-institucional ndaj Republikës” nuk bëhet me status në facebook.

E vërteta është që:

Edhe vet e kupton, e di dhe e beson se ky nuk është sulm brenda-institucional kundër Republikës.

• Konstatimet në çështje të sigurisë nuk janë pa pasoja. Ose, nuk duhet të ketë konstatime të tilla ose duhet mbajtur përgjegjës për mos-veprim në mbrojtje të shtetit!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img