Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë prezantimin e projektit për transformimin e sheshit “Xhorxh Bush”.
Përmes disa vizualizimeve, ai ka treguar se si sheshi i ri do të ndërlidhet sheshet e tjera, por edhe me pjesët e tjera të qytetit.
“…është përplot jetë. Pra, ideja është që sheshet të jenë të qasshme, të sigurta për secilën moshë, prej fëmijëve tek të moshuarit. E poashtu në aspektin e funksionit, të ofrojnë mundësi për galeri, për artistë, për performance, për aspekte komerciale që e krijojnë një jetë të re, një Prishtinë të transformuar me elemente të ndryshme programore nëpër këtë zonë”, ka thënë Rama, para gazetarëve.
Ai tregoi edhe një ndryshim që do të bëhet te Katedralja.
“P.sh,. Katedralja e cila për momentin është e rrethumë me një lloj muri, kemi propozuar dhe jemi marrë vesh që ajo pjesë të hapet, pra që të mos jetë e rrethuar”, deklaroi Rama.