18.7 C
Pristina
spot_img

Rama: Kompania Pastrimi drejt falimentimit, do të kërkoj ndihmë emergjente

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në rrjete sociale.

Aty ai ka bërë të ditur se do të kërkojë ndihmë financiare emergjente për kompaninë Pastrimi.

“Kompania ‘Pastrimi’ është drejt falimentimit për shkak të keqmenaxhimit. Kjo ndërmarrje publike që duhet ta mbajë Kryeqytetin e pastër, është shndërruar në barrë për shkak të paaftësisë dhe papërgjegjësisë së menaxhmentit”- ka thënë Rama

Kryetari i Prishtinës paralajmëron se nesër, në seancën e Kuvendit Komunal, do të kërkojë ndihmë emergjente financiare, që sipas tij, të mbrojë punëtorët e ndërmarrjes dhe qytetarët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img