Sot ka hyrë në fuqi tregu i lirë energjetik siç e quan Qeveria, përkundër kundërshtive të mëdha nga komuniteti i bizneseve në Kosovë.
Lulzm Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka thënë se përkundër se sot është e diel ku asnjë fabrikë nuk punon, çmimi i energjisë arrin në 64.3 euro për megavat.
“Edhe pse është ditë e diel, kur asnjë fabrikë nuk operon, çmimi i energjisë arrin në 64.3 euro për megavat. Kësaj shume i shtohen edhe rreth 30 euro për tarifat e rrjetit (KOSTT dhe KEDS), si dhe kosto shtesë për administrim, rrezikshmëri dhe marzhë fitimi, për të cilat nuk dihet sa janë saktësisht”.
“Kjo situatë krijon pasiguri të plotë, madje edhe kur bëhet fjalë për furnizim nga Furnizuesi i Fundit”, ka thënë ai për KlanKosova.