13.7 C
Pristina
spot_img

Qytetari dorëzon në polici kuletën e gjetur me para

Qytetari Pal Berisha nga fshati Dugojevё e  Klinës a dorëzuar në stacionin policor në këtë qytet një kuletë të cilën e kishte gjetur.

Sipas policisë, në kuletën e gjetur të martën, kishte para në vlerë të 42 eurove dhe dokumente personale.

“Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, e njëjta  është ftuar në Stacionin Policor Klinё, dhe nga zyrtarët Policor ju ka kthyer kuleta sё bashku me të holla dhe dokumentet personale”, njofton policia, transmeton Klankosova.tv.

Policia njëherësh ka falënderuar qytetarin për veprimin  dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img