Një qytetar është ankuar në redaksinë e Klankosova.tv, se Prishtina Parking e ka bllokuar rrugën.
Ai deklaroi se banorëve, sidomos atyre që kanë anëtarë të familjes të sëmurë po iu vështirësohet lëvizja.
“Hyra me makinë në Ulpianë prapa Hotelit Baci, tek zona që të çon te disa laboratorë dhe papritmas e pashë veturën e Prishtina Parkingut që e kishte bllokuar rrugën. Më thanë “Jemi duke i bërë vijat dhe s’mund të kaloni”, deklaroi ai.
“E kanë bllokuar rrugën dhe ne s’po mundemi të lëvizim. Na është vështirësuar qarkullimi, sidomos ne që kemi anëtarë të familjes të sëmurë”.
Derisa nuk dihet nëse puna ka përfunduar shenjëzimi i vijave në këtë zonë të lagjes Ulpiana.