19.7 C
Pristina
spot_img

Qytetarët ankohen për kanalizimin në rrugën B, reagon Komuna e Prishtinës

Qytetarët kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me gjendjen e kanalizimeve në rrugën B deri te rrethi i rrugës C në Prishtinë.

Në redaksinë e Telegrafit ata janë ankuar duke deklaruar se problemet me sistemin e kanalizimit po shkaktojnë vështirësi të mëdha në përditshmërinë e tyre, duke përfshirë erërat e pakëndshme, vështirësi në kalim në atë pjesë.

E së fundi një reagim mbi situatën e ka bërë edhe Komuna e Prishtinës, ku thuhet se do të ndërhyjnë  në rrjetin e kanalizimit në Rrugën B.

“Ju njoftojmë se nga data 19 prill do të fillojnë punimet për rregullimin e rrjetit të kanalizimit në segmentin e Rrugës B deri te rrethi i Rrugës C. Punimet do të zhvillohen në krahun lindor të rrugës dhe pritet të zgjasin 10–15 ditë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Komuna njofton se gjatë kësaj periudhe do të ketë pengesa të përkohshme në qarkullim, ndërsa trafiku do të orientohet sipas nevojave të punimeve dhe udhëzimeve në terren.

“Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju falënderojmë për durimin, ndërsa vazhdojmë me përmirësimin e infrastrukturës së qytetit tonë”, theksohet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img