Qeveria në detyrë nuk iu beson Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit 2025, i cili është publikuar nga organizata Reporterët pa Kufij.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se ky raport nuk e pasqyron gjendjen e vërtetë.
Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ai ka vlerësuar se gjatë viteve ka rënë standardi i mediave.
“Ajo çka shohim ndër vite është rënie e standardit të mediave. Kur ky standard në rënie ballafaqohet me kundërpërgjigje si nga qytetarët ashtu edhe nga institucionet që janë subjekte të raportimeve joprofesionale, ato cilësohen si sulme dhe kërcënime, që pastaj përfshihen në raporte ndërkombëtare si ky i Reporterëve pa Kufij”, ka thënë Kryeziu.