Site icon PrishtinaPress

Qeveria i dha leje për Pashkë, Petkoviq nga Deçani shkon në Gjilan

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, pas Deçanit ka shkuar edhe në Gjilan për të vizituar disa qytetarë serbë për festën e pashkëve ortodokse.

Petkoviq e ka marrë lejen prej institucioneve të Kosovës për këtë vizitë.

Përkundër kësaj, ai ka propaganduar vazhdimisht, mandje duke thënë se ”serbët e Kosovës e kanë president Aleksandër Vuçiqin”.

”Vetëm me shpirt skuadre, mund t’i përgjigjemi të gjitha sfidave”, ka shkruar Petkoviq në Facebook.

Exit mobile version