Një ngjarje tronditëse ka ndodhur të hënën në Matiqan të Prishtinës, ku një foshnjë pa shenja jete është gjetur në një deponi mbeturinash, e futur brenda një qeseje plastike.
Njëri nga dëshmitarët që e ka gjetur foshnjën ka rrëfyer për emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova momentin e tmerrshëm kur e gjetën trupin e pajetë.
“Me shokun tem jam kanë dhe ai e ka parë qenin me një qese në gojë. Unë isha në oborr të tij dhe ka vrapuar, më ka thënë ‘leji ata hekra se po më duket një fëmijë i vdekur’. Jam shkuar dhe e kam parë, këmbët i kishin dalë jashtë qeses, dhe u pa qartë që fëmija ishte i vdekur”, tregoi dëshmitari.