Site icon PrishtinaPress

Qalaj lidhur konkursin për policët serbë në veri: Numri i aplikuesve është shumë i vogël

 

Deputeti i PDK’së, Rashit Qalaj thotë se ka informacione që numri i aplikantëve serbë për konkursin në Policinë e Kosovës është i vogël.

Qalaj në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se aryseja e këtij numri aq të vogël është trysnia serbe që po bëhet në atë pjesë ndaj qytetarëve.

“Shumë pak është numri që është duke iu përgjigjur kërkesës, për shkak të trysnisë serbe që bëhen në këtë pjesë. Vuciq është duke manipuluar direkt me qytetarët atje”, tha Qalaj.

Tutje, Qalaj tha se nuk pret që do të ketë aplikantë të komunitetit serbë që do të konkurrojnë në Policinë e Kosovës.

“Unë nuk pres që të rinjtë e të reajt e komunitetit serb do të konkurrojnë në Policinë e Kosovës. Aplikuesit kryesisht janë nga Kamenica, por fare pak nga komunat veriore.

Arsyeja pse po e mbajnë fshehtë është e pakuptimit. Po dyshoj që është për mos me iu ekspozu rrezikut të kandidatëve që kanë mujt me apliku”, tha ai.

 

Exit mobile version