Punonin në të zezën, disa laboratorë e pësuan keq nga shteti i Kosovës

81
Advertisement

Në gusht të këtij viti, Ministria e Shëndetësisë ka licencuar disa laboratorë privat për të kryer testime serologjike dhe molekulare me metodën PCR në Kosovë.

Advertisement

Por disa nga ta nuk e kanë kryer punën siç duhet. Ka pasur të tillë që pa licencë kanë punuar. Shteti të njejtit i ka dënuar me gjoba që arrijnë shumën deri në 4 mijë euro.

Laboratorët e licencuar atë kohë me metodën PCR kanë qenë Medical & Laboratory Services ne Ulpianë ( Prishtinë) dhe laboratori UBT në Lipjan. Por vetëm njëri nga ta sot kryen testime me metodën PCR. Bëhet fjalë për laboratorin i cili dyshohet se është i vajzës së Blerim Devollit, “Medical & Laboratory Service”.

Por testime molekulare (PCR) deri më tani nuk ka kryer laboratori UBT me seli në Lipjan. Kjo ngase në deklaratën nën betim ky laborator ka thënë se e kanë infrastrukturën e nevojshme për të kryer testime, por gjatë inspektimit nga ana e MSH’së është parë se nuk i plotësojnë kushtet. Si rrjedhojë MSH këtij laboratori (UBT’së), ia ka pezulluar lejen për kryerjen e testeve serologjike dhe atyre me metodën PCR.

“Pas fillimit te licencimit te ISHP, 1 laboratori privat i është pezulluar vendimi për lejimin e shërbimit të testimit molekular (PCR) me që i njëjti në momentin e Inspektimit nga Inspektorati Shëndetësor, nuk i ka pasur te gjitha pajisjet e nevojshme dhe stafin sikur i ka deklaruar ne aplikacionin për licencim të shërbimit pranë Bordit për Licencim te ISHP dhe sikur ka nënshkruar Deklaratën nën betim”, thuhet në përgjigjen që zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë i kanë dhënë Expressit.

Por, ka pasur edhe laboratorë të tjerë në Kosovë që kanë kryer shërbime, pra testime PCR dhe serologjike e që janë dënuar pasi që nuk kanë qenë të pajisur me leje nga ana e institucioneve shëndetësore në vend.

Megjithëkëtë, para licencimit të Iinstitucioneve Shëndetësore Private për testime serologjike dhe molekulare, Inspektorati Shëndetësor i ka dënuar 3 institucione shëndetësore private për kryerje të testimeve serologjike pa leje në vlera financiare deri në katër (4) mijë euro.

E monitorimin e punës dhe inspektimin e institucioneve pribvate shëndetësore e ka për obligim që ta bëjë Inspektoriati Shëndetësor që funksionon në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë./GazetaExpress/

PostAdssFotoja e reklamës