Site icon PrishtinaPress

Publikohen masat për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, kaq policë dalin në teren

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Policia e Shtetit ka shpallur planin e detajuar të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë gjithë procesit elektoral.

Sipas njoftimit zyrtar, plani operacional përfshin rreth 7 mijë e 600 efektivëve të Policisë, përkatësisht 6 mijë e 838 punonjës me uniformë dhe 813 specialistë për Hetimin e Krimeve, të cilët janë angazhuar për të garantuar mbarëvajtjen e procesit dhe për të hetuar çdo shkelje të mundshme të ligjit zgjedhor.

Sipas policisë, këta punonjës, në bashkëpunim me OSBE-në, KQZ-në dhe Prokurorinë e Përgjithshme, janë përgatitur për të vepruar në përputhje me ligjin në rast të çdo indicieje për krime zgjedhore. Deri tani, Policia ka referuar 37 raste të tilla pranë Prokurorisë dhe SPAK-ut, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

Për ditën e zgjedhjeve, janë planifikuar të angazhohen 5,316 efektivë për ruajtjen e 93 KZAZ-ve dhe 5,225 qendrave të votimit në të gjithë vendin. Lista përkatëse është dërguar dhe miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Exit mobile version