Site icon PrishtinaPress

Pse u pagëzua me këtë emër Luana Vjollca?

Luana është pa diskutim një emër i këndshëm dhe për këtë biem të gjithë dakord. Prezantuesja simpatike e Top Channel në fakt mund të krenohet sot me emrin e saj, por dikur i ka shkaktuar mjaft probleme.

Të paktën kështu ka treguar vetë Luana gjatë intervistës së saj të fundit me Elvis Pupën. Teksa shpjegon edhe kuptimin e emrit të saj, Luana ka thënë se kur ishte e vogël shokët e klasës e vinin në lojë.

“Prindërit planifikonin të isha djalë dhe do të më quanin Luan si xhaxhai im. Babi kishte dëshirë që të më vinte emrin e tij. Kur linda vajzë ma vendosën Luana”, ka treguar prezantuesja.

Më tej ajo ka shpjeguar se në klasë e thërrisnin Luanesha, fakt që e nervozonte jo pak, por e gjitha kjo pasi asokohe nuk e kuptonte mirë domethënien e emrit.

Exit mobile version