Ish-eprori i UÇK-së, Zafir Berisha, ka reaguar pas skandalit të Prokurorisë së Gjykatës Speciale, ku në një dokument të saj Kosovës i referohet si “Kosova dhe Metohija”.
Ai ka vlerësuar se kjo tregon se Gjykata Speciale është themeluar nga Serbia, Rusia dhe aleatët e tyre.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kosova duhet të reagoi ndaj këtij skandali.
“Gjykata Speciale vetëm sa po e vërteton atë që e kemi thën që në fillim; është një mostrum politiko-juridikë i themeluar nga Serbia, Rusia dhe argatët e tyre në Kosovë. Kosovës si Kosovë e Metohi i referohet Serbia, përdorimi i këtij termi edhe nga Gj.Speciale që është themeluar me shantazhe, është thirrje në ndërgjegjen e vrarë të institucioneve të vendit. Pasi nuk kemi presidenc as qeveri ( këto që i kemi karrierën politike e kanë ngritën duke i fërjuar duarët në veprimet e kësaj gjykate), Kuvendi i Kosovës nëse funksionalizohet, duhet që në senacat e para duhet të veproj për mbrojtjen e identitetit shtetëror”, ka shkruar Berisha.