Site icon PrishtinaPress

Presidentja takon homologun e saj italian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Republikës së Italisë, Sergio Mattarella.

Osmani ka thënë se gjatë takimit me Mattarellan, u konfirmuan marrëdhëniet miqësore në mes dy vendeve, teksa u diskutua mundësia për thellim të bashkëpunimit bilateral.

“Në Romën historike pata kënaqësinë të mirëpritem nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, me ç’rast u konfirmuan marrëdhëniet miqësore në mes të dy vendeve tona dhe u diskutuan mundësitë e shumta për thellim të bashkëpunimit bilateral”, ka thënë Osmani.

Exit mobile version