3.4 C
Pristina
spot_img

Presidentja Osmani udhëton për vizitë zyrtare në Finlandë, pritet të zhvillojë takime zyrtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Finlandë, me ftesë të presidentit finlandez, Alexander Stubb.

Vizita ka nisur me një ceremoni zyrtare në Pallatin Presidencial në Helsinki, ku pas pritjes, Osmani dhe Stubb kanë zhvilluar një takim kokë më kokë, e më pas edhe një takim me delegacionet respektive të të dyja vendeve.

Presidenti finlandez ka organizuar një drekë zyrtare për presidenten Osmani dhe delegacionin e saj, ndërkohë që një nga momentet kryesore të vizitës ka qenë edhe ndarja e Medaljes Presidenciale Ushtarake për Forcat e Armatosura të Finlandës, në shenjë falënderimi për kontributin e tyre për paqen dhe sigurinë në Kosovë, në kuadër të misionit të KFOR-it.

Gjatë qëndrimit në Helsinki, Osmani do të pritet edhe nga kryetari i Parlamentit të Finlandës, Jussi Halla-aho, si dhe nga ministrja për Punë të Jashtme, Elina Valtonen.

Në agjendë është paraparë edhe një diskutim në Universitetin e Helsinkit, ku presidentja do të flasë për “Vizioni i Kosovës për integrimin evropian, paqen dhe stabilitetin”, para studentëve, akademikëve dhe diplomatëve.

Osmani gjithashtu do të takohet me përfaqësues të mërgatës kosovare në Finlandë, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për të shprehur mirënjohje për kontributin e tyre në promovimin dhe fuqizimin e vendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img