Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po zhvillon ditën e dytë të vizitës zyrtare në Zvicër, e cila shënon gjithashtu vizitën e parë shtetërore të një presidenti të Kosovës në këtë shtet.
Gjatë ditës së sotme, Osmani do të realizojë disa aktivitete të rëndësishme.
Në orën 09:00, ajo do të vizitojë kompaninë prestigjioze “Stadler Rail” në St. Gallen.
Ndërkohë, në orën 11:45, presidentja do të vizitojë Universitetin e St. Gallen, një institucion i njohur për studimet në fushën e ekonomisë dhe menaxhimit.
Pasdite, me fillim nga ora 16:10, Osmani do të zhvillojë një takim të veçantë në Gjenevë me Marko Ahtisaarin, kryetar i Bordit të Fondacionit për Paqe CMI Martti Ahtisaari, fondacion që mban emrin e arkitektit të Planit për pavarësinë e Kosovës.
Vizita po zhvillohet me ftesë të presidentes së Zvicrës, Karin Keller-Sutter, dhe dje, Osmani u prit me nderimet më të larta ushtarake.