Presidenti ndan urdhrin “Hero i Kosovës” për katër dëshmorë nga Komuna e Malishevës

Advertisement

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka ndarë urdhrin “Hero i Kosovës” për katër dëshmorë nga Komuna e Malishevës.

Advertisement

Kjo dekoratë u është dorëzuar familjeve të dëshmorëve Habib Berisha, Ibrahim Mazreku, Ali Zogaj dhe Kujtim Krasniqi.

“Urdhrin “Hero i Kosovës” sot e ndava për katër dëshmorë nga Komuna e Malishevës, për Habib Berishën, Ibrahim Mazrekun, Ali Zogajn dhe Kujtim Krasniqin. Lufta e lavdishme e UÇK-së dhe heroizmi i dëshmorëve janë nderi dhe krenaria e popullit tonë”, ka shkruar presidenti Thaçi.

PostAdssFotoja e reklamës